• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Benzema po i jep fund karrierës, arsyet i japin nga Spanja

16/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

A po përfundon karriera si futbollist e Karim Benzemasë? Sipas informacioneve të publikuara nga ‘Relevo’, sulmuesi francez 36-vjeçar, që luan tek Al Ittihad, është gati të tërhiqet një vit më herët: jo në 2026, data e skadencës së kontratës së tij me klubin saudit, por në 2025.

Sipas asaj që shkruhet në portalin spanjoll, ish-lojtari i Real Madridit është lodhur nga rutina e përditshme në një skuadër me më shumë dështime se trofe, veçanërisht siç ndodhi sezonin e kaluar me Marcelo Gallardon në pankinë.

Pse dëshiron të mbyllë karrierën

Me Laurent Blanc është një tjetër histori, pasi Benzema është shënuesi i dytë më i mirë i Saudi Pro League (10 gola), pas Aleksandar Mitrovic (12) dhe mban kreun e kampionatit me Al Ittihad që ndodhet në vendin e parë. Kështu që vendimi për t’i dhënë fund karrierës nuk vjen për shkak të një forme fizike të dobët, ndërsa pozita e Al Ittihad po bën që të mendohet, pasi klubi është gati të heqë dorë nga sulmuesi francez për shkak të kostos së pagës (100 milionë euro në vit).

 

Plani për të ardhmen

Benzema, fitues i Topit të Artë në 2022, në moshën 36-vjeçare ka tashmë një plan për të ardhmen: rolin e ambasadorit të Real Madridit jashtë. Përshtypjet e tij janë të forta në botën arabe. Sipas asaj që raportohet nga ‘Relevo’, sulmuesi francez ka ruajtur marrëdhënie shumë të mira me presidentin e klubit spanjoll, Florentino Perez, i cili gjithashtu ka pasur një rol kyç në transferimin e ish-lojtarit të Lyon-it në 2009.

Next Post

VIDEO/ Dy gola në fundin e pjesës së parë, Calhanoglu dhe Dimarco ‘fundosin’ Lazion

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.