Takimi mes Lazios dhe Interit zhbllokohet në fundin e pjesës së parë. Gjatë zhvillimit të një goditjeje këndi, zikaltrit arrijnë të shënojnë, por kryesori ndërhyn për lojë të rrezikshme të De Vrij.
Pas verifikimit të pamjeve në sistemin VAR, u kuptua që, më herët, në një dyluftim ajror, kishte prekje të topit me dorë nga një mbrojtës i Lazios dhe me të drejtë akordohet penallti.
Goditjen nga pika e bardhë e merr përsipër Calhanoglu, që nuk gabon, 1-0. Disa minuta më vonë vjen edhe goli i dytë i shënuar nga Dimarco pas asistit të Dumfries.