Tuesday, 17. March 2026
Sport

Reali i Madridit sulmon në Harvard, UEFA-n: Janë si muzikantët e Titanikut!

GS 17/12/2024 1 Min. Lesezeit

Reali i Madridit nuk humb shans për të sulmuar UEFA-n. Kësaj here e ka bërë gjatë një seminari të mbajtur në Harvard Bussines School aty ku shefi i ekzekutivit të klubit madrilen ka krahasuar UEFA-n me muzikantët e Titanikut, të cilët vazhduan të performonin edhe pse anija po përmbytej.

“Sistemi ashtu siç e njohim ne nuk është më. Tani na duhet që të organizojmë gjërat ndryshe, kjo ishte arsyeja përse ne kemi përkrahur Super Ligën”, tha Hoze Angel Sançez.

Teilen: