Interi iu përgjigj Atalantës dhe Napolit me një show të vërtetë në duelin përmbyllës të javës së 16 të kampionatit Italian.
Zikaltërit mundën 6 me 0 në Olimpiko, një ekip si Lacio që ka ndodhej me pikë të barabarta me skuadrën e Inzagit në renditje dhe është duke bërë një kampionat shumë të mirë.
E në fakt edhe në këtë sfidë, bardhekaltrit në nisje tregojnë të njëjtën pamje, i përgjigjen shumë mirë ritmit të Interi, madje duke qenë edhe dominues në mbajtjen e topit, por pa mundur të shënojnë.
Rastet në të dyja portat nuk munguan, Tavarez, Isaksen, Xakanji dhe Noslin trembin Zikaltërit, të cilët nga ana e vet pasi kaluan një 30 minutësh të vështirë, i falën një episodi në zonën vendase në minutën e 40 për të zhbllokuar shifrat.
Zjigo prek topin me dorë dhe gjyqtari jep një 11-metërsh që kthehet në gol nga Hakan Calhanoglu. Kaq mjafton për të ndryshuar të gjithë ndeshjen.
Në fund të pjesës së parë një shërbim nga e djathta e Dumfris i jep mundësi Dimarkos që fluturimthi të shënojë një gol të bukur duke dyfishuar shifrat.
Lacio shokohet dhe nuk ngre kokë dot as në pjesën ë dytë duke iu dorëzuar totalisht zikaltërve.
Goli i treti është në perlë e Niko Barelës, përmes një goditje të mrekullueshme nga distanca me të djathtën.
Ndërsa dy minuta më vonë, në të 55 Interi e bën goleadë rezultatin duke shënuar golin e katërt me anë të Dumfris.
Ky avantazh e lejon Inzagin të kryejë edhe zëvendësime dhe të administrojë edhe ngarkesën fizike të lojtarëve teksa në fushë futet edhe Kristjan Asllani.
Deri në fund miqtë shënojnë sidoqoftë edhe dy herë të tjera me Karklos Augusto dhe Markus Turam duke mos pasur fare mëshirë për kryeqytetasit.
Tanimë Interi është i treti në renditje në 34 pikë, 3 më pak sesa Atalanta, dhe 1 më pak sesa Napoli, por kanë në dispozicion edhe një ndeshje të prapambetur./vizionplus.tv