• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ish futbollisti i njohur shqiptar: U shoqëruam nga shërbimet sekrete serbe

17/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-futbollisti Igli Tare ka rrëfyer në “Procesin Sportiv” ngjarjet e 2014 në Beograd, aty ku ai ka qenë duke ndjekur ndeshjen e kombëtares shqiptare me atë serbe.

Tare deklaroi se ka qenë një eksperiencë e keqe, teksa janë detyruar të braktisin vendin në kohë rekord, kjo për shkak të rrezikut.

“E mora vesh shortin… ne kemi ndeshjen e famshme në Beograd. Puna e shortit sapo ndodhi e kujtova atë.

Kemi përjetuar një aventurë, sa të tmerrshme aq edhe të bukur.

Na njohën kur u futëm aty dhe kur doli droni na sulmuan aty në tribunë.

Patëm disa përplasje, por në fund ishte një eksperiencë akoma më e keqe. Dolëm nga stadiumi të shoqëruar me shërbimet sekrete serbe, shkuam në hotel dhe kemi marrë valixhet. Jemi larguar të shoqëruar me polici deri në dalje”, u shpreh Tare.

Ish-futbollisti foli edhe për ndeshjet e Shqipërisë, ku veçoi disa nga futbollistët.

“Nga ana sportive besoj që skuadra për sa i përket repartit të sulmit ka shumë opsione. Është Uzuni, Broja, Daku dhe Seferi e ka merituar fushën. Ka shumë… Bajrami, Muçi, janë lojtarë që kanë shumë potencial dhe se nuk e kanë shprehur të gjithë potencialin që kanë.

Nuk e kanë shprehur të gjithë potencialin që ka kjo skuadër. Nuk e besoj, me eksperiencën që kanë lojtarët tanë, nuk mund të futemi si inferiorë. Me Anglinë nuk kemi çfarë të humbasim. Është një eksperiencë tjetër”, tha Tare.

Next Post

Cleveland konfirmohet skuadra më e mirë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.