• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

UEFA Conference League/ Ekipi i arbitrave shqiptarë vendos drejtësi të enjten në ndeshjen Vitoria SC-Fiorentina

17/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Katërshja e arbitrave shqiptarë, Juxhin Xhaja, Arbër Zalla, Rejdi Avdo dhe Albert Doda, janë përzgjedhur për të gjykuar ndeshjen mes Vitória SC dhe Fiorentinas në UEFA Conference League.

Sfida do të zhvillohet në Estádio D. Afonso Henriques, Guimaraes, Portugali, të enjten më 19 dhjetor, në orën 21:00.

Juxhin Xhaja është arbitri kryesor. Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo do të jenë asistentë të Xhajës, ndërsa Albert Doda është arbitri i katërt.

Në Var do të jetë gjermani Robert Schröder, ndërsa si AVAR është caktuar sërish një arbitër shqiptar, Kreshnik Barjamaj.

Kjo përzgjedhje vjen pas një sezoni intensiv për ekipin e arbitrave shqiptarë, të cilët kanë gjykuar më parë edhe tre ndeshjet në fazën e grupeve të UEFA Europa League: Hoffenheim – FCSB, AZ Alkmaar – Elfsborg dhe Elfsborg – Sporting Braga. /FSHF

Next Post

Zbulohet pak orë para ceremonisë se kush është fituesi i çmimit FIFA ‘The Best’

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.