Sunday, 23. August 2026
Sport

Vinicius, “më i miri” i FIFA-s, “ylli” brazilian fiton çmimin prestigjioz në Doha

GS 17/12/2024 1 Min. Lesezeit

Prej orës, 18:00, në Doha të Katarit po mbahet ceremonia e çmimit, për portierin e vitit, “FIFA The Best”, ku do të ndahen çmimet, për lojtarët më të miri të vitit, në pozicionet kryesore të fushës, portë, mbrojtje, mesfushë e sulm, trajneri dhe trajnerja e vitit, si dhe lojtari më i mirë femër e mashkull, për vitin 2024.

Pasi iu “mohua” trofeu i “Topit të Artë”, pas një diference tepër të ngushtë votash me spanjollin Rodri, “ylli” brazlian Vinicius Junior ka marrë “hak” duke u shpallur lojtari më i mirë i vitit nga FIFA, duke lënë pas në këtë garë, “bomberin” norvegjez, të Manchester City, Erling Haaland, spanjollin Rodri, si dhe shokun e tij të skuadrës Jude Bellingham

Ndërkaq, kujtojmë se sezonin e shkuar, Vinicius Junior shënoi plot 24 gola e asistoi 11 të tjerë, në 39 sfida me fanellën e “Galaktikëve” të Real Madrid, si dhe ishte padiskutim protagonisti absolut në sigurimin e trofeve të UEFA Champions League, LaLiga, Superkupës së Spanjës dhe Superkupës së Evropës.  /i.m /abcnews.al

Teilen: