• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Deklarata e Rashfordit, reagon Amorim: Sfidën e re e ka te Manchester United

18/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ruben Amorim reagoi këtë të mërkurë ndaj deklaratave të Marcus Rashford, se është gati për sfida të reja, duke e këshlluar se mund ta bëjë këtë te Manchester United.

“Nuk kam folur me Rashfordin, dje e lashë pushim. Ai është lojtari ynë dhe është gati për ndeshjen e ardhshme. Unë dua një skuadër më të mirë dhe ne jemi më të mirë me të. Ky klub ka nevojë për talente të mëdha dhe ai është një prej tyre. Thjesht duhet të ketë performanca në nivelin më të lartë dhe kjo është ajo ku dua ta ndihmoj, ky është fokusi im.”

Për komentet e Rashfordit rreth nevojës për një sfidë të re, Amorim tha:

“Ai ka të drejtë. Kemi këtu një sfidë të re, më të madhen në futboll, sepse jemi në një situatë të vështirë dhe jemi në një nga klubet më të mëdha të botës. Shpresoj që të gjithë lojtarët e mi të jenë gati për këtë sfidë.

Jemi më të mirë me Marcus, është kaq e thjeshtë“, tha portugezi para ndeshjes së Kupës së Ligës me Tottenhamin.

Rashford dhe Alejandro Garnacho u lanë jashtë ndeshjes me Manchester City-n dhe Amorim tha të dielën që ishte thjesht një zgjedhje, por gjithmonë ka thënë se argjentinasi dhe Rashford duhet të japin më shumë: “Kemi edhe një stërvitje dhe ata janë në të njëjtën situatë si lojtarët e tjerë. Nëse stërviten mirë, pastaj duhet të bëjmë një zgjedhje. A pres një përgjigje nga ata? Sigurisht, pres më të mirën nga çdo lojtar çdo ditë, prandaj do të shohim pas kësaj stërvitjeje.“

Amorim u pyet gjithashtu nëse flet individualisht me lojtarët për të ardhmen e tyre: “Kam folur me shumë lojtarë individualisht dhe gjatë stërvitjeve. Ajo që dua është të nxjerr më të mirën nga Marcus Rashford dhe nga të gjithë. Nuk flas për të ardhmen, flas vetëm për të tashmen. Dua më të mirën nga secili prej tyre. Thjesht dua të fitoj dhe të ndihmoj skuadrën të bëhet më e mirë. Do të provojmë gjëra të ndryshme për ta çuar Rashfordin në nivelet më të mira që ka treguar në të kaluarën.”

Next Post

Nga Egnatia te Dinamo City, krahasimi i dy fazave të para me të sezonit të kaluar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.