• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Milot Rashica drejt Trabzonsporit

18/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica mund të ndërroj ekip por jo edhe kampionat.

Mediumet në Turqi, kanë raportuar të mërkurën se Rashica mund të largohet nga skuadra e Beshiktashit në janar për t’u transferuar te Trabzonspori.

Mësohet se trajneri i Trabzonsporit, Shenoll Gynesh, është ai që po e kërkon me ngulm transferimin e Rashicës, me të cilin ka punuar te Beshiktashi.

Gynesh ka bërë të ditur se Trabzonspori është në kërkim të një sulmuesi të krahut në janar dhe thuhet se Rashica është synimi i tij.

Rashica 28-vjeçar është pjesë e Beshiktashit prej vitit të shkuar dhe me këtë skuadër ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

Këtë sezon, Rashica ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 5 asistime në 18 ndeshje të luajtura për Beshiktashin në të gjitha garat.

Para Beshiktashit, Rashica ka qenë pjesë edhe e Galatasarayt dhe te Trabzonspori po shihet si përforcim i duhur për repartin e sulmit.

Next Post

Camaj firmos me skuadrën hungareze 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.