• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Camaj firmos me skuadrën hungareze 

18/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Reprezentuesi malazez, futbollisti shqiptar Driton Camaj, mbetet në Hungari.

“Nga sot sulmuesi është lojtar i ri i Kecskemeti TE, me të cilin ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë.

Camaj është në Hungari që nga viti 2020, ku ka luajtur për Kisvarda-n.

Gjatë katër viteve të kaluara, ai luajti 154 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e këtij klubi dhe shënoi 32 gola”, ka shkruar mes të tjera mediumi malazez “Vijesti”.

“Kam dëgjuar shumë gjëra të mira për klubin nga ish-shokët e mi që luajnë këtu. Jam i emocionuar dhe mezi pres të punojmë së bashku.

Do të jetë një nder të punoj me trajnerin Zoltan Gera, i cili është një legjendë e futbollit hungarez.

Jam këtu për të ndihmuar, do të jap më të mirën time në çdo ndeshje Situata nuk është e lehtë, por besoj se së bashku me tifozët tanë mund ta ndryshojmë këtë pranverë dhe të ruajmë vendin tonë në Ligën e Parë”, tha Camaj për faqen e klubit.

Camaj në karrierën e tij ka luajtur edhe për Podgoricën, Interin nga Zapreshiqi, Deçiqin AdmiralBet, Llovçenin dhe Iskrën. Në Hungari ka përfunduar pjesa e parë e sezonit dhe pas 17 xhirove, 

Kecskemeti TE është në vendin e fundit (i 12-ti) të tabelës me 11 pikë.

Next Post

Rashica drejt largimit, Senol Gynesh e kërkon te Trabzonspor

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.