Sunday, 23. August 2026
Sport

Fonseka drejt shkarkimit, ish-ylli i Barcelonës mund të marrë drejtimin e Milanit

GS 18/12/2024 1 Min. Lesezeit

Situata te Milani ka nisur të “ziej” pas barazimit pa gola në fundjavë përballë Genoas. Mediat raportojnë se stoli i portugezit Fonseka ka filluar të lëkundet fort pas rezultateve zhgënjeyse të javëve të fundit.

Pavarësisht ngritjes së toneve nga ana e portugëezit në dhomat e zhveshjes, situata te Milani duket shumë e tensionuar.

Kujtojmë që në në fundjave Fonseka uli në stol Hernandezin. Ndërkohë që në Spanjë e bëjnë fakt që Fonskeka nëse zhgënjen edhe këtë fundjavë do të shkarkohet dhe në vend të tij do të emërohet Ksavi Hernandez. Ish-trajneri i Barcelonës është përfolur vazhdimisht për një eksperiencë te kuqezinjtë.

Ditët e fundit të vitit 2024 mesa duket do të jenë të zjarrta për Milanin. Duke qenë në vendin e tetë janë larg pritshmërive të tifozëve, që Fonsekën e shohin një nga fajtorët kryesorë.

Teilen: