Sunday, 23. August 2026
Sport

Formula 1/ Perez largohet nga Red Bull, reagon për herë të parë

GS 18/12/2024 1 Min. Lesezeit

Serxho Perez ka ndarë rrugët me Red Bull pas një viti shumë zhgënjyes.

Perez konsiderohet shkak nga skuderia e tij, për humbjen e titullit për konstruktorë që u fitua nga MkLaren.

Vershtapen fitoi titullin për pilotë, ndërsa Perez nuk shkoi dot më shumë se vendi i tetë në renditjen e përgjithshme.

“Jam mirënjohës për katër vitet e fundit me Red Bull dhe mundësinë që të garoj me një skuadër të mrekullueshme. Të isha pilot i Red Bull ka qenë një eksperiencë e paharrueshme”, u shpreh Perez.

Teilen: