• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar alkoolin gjatë Kupës së Botës

19/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

FIFA thuhet se është pajtuar me vendimin e shtetit të Arabisë Saudite për të ndaluar alkoolin gjatë zhvillimit të Kupës së Botës 2034.

Sipas mediumit The Guardian, tifozët do të ndalohen të pinë alkool në stadiume në Kupën e Botës 2034 në Arabinë Saudite.

Ndonëse Kupa e Botës është dhjetë vjet larg, gazeta britanike shprehet kategorike se nuk do të ketë ndryshime përtej asaj që kërkohet nga ligjet në Arabinë Saudite dhe se FIFA nuk do t’i bëjë presion pushtetit vendor që të lehtësojë rregullat.

FIFA mori gjithsej pesë kandidatura – së bashku nga Brunei, Kamboxhia, Indonezia, Laosi, Malajzia, Mianmari, Filipinet, Singapori, Tajlanda dhe Vietnami, së bashku nga Australia, Zelanda e Re dhe Indonezia, së bashku nga Kina, Hong Kongu dhe Macau, së bashku nga Kazakistani, Kirgistani dhe Uzbekistani, dhe Arabia Saudite e pavarur.

Shtëpia e futbollit refuzoi të gjitha aplikimet përveç atij saudit dhe inspektimi i saj zbuloi se oferta e Arabisë Saudite ishte më e mira ndonjëherë, duke i dhënë asaj 419.8 nga 500 pikë të mundshme në një vlerësim që përfshin të gjitha aspektet e organizimit të ngjarjes më të madhe të futbollit në botë – nga infrastruktura te kapaciteti akomodues dhe sfidat logjistike.

Next Post

Klubi i Armando Brojës ka pronarë të rinj

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.