Friday, 13. February 2026
Formula 1

Lawson është piloti i ri i Red Bull

GS 19/12/2024 1 Min. Lesezeit

Tashmë është zyrtare! Liam Lawson është piloti i ri i Red Bull për sezonin 2025 të Formula 1 dhe do t’i bashkohet Max Verstappen në skuadër. Ai do të zërë vendin e meksikanit Sergio Perez.

Skuadra e Milton Keynes i ka besuar talentit të ri i ardhur nga Akademia, i cili mundi konkurrencën e Yuki Tsunoda. Lawson e mbylli këtë sezon te skuadra e RB Racing, makina satelit e Red Bull.

Marrëveshja mes palëve ka të bëjë vetëm për një vit, 2025 dhe, për rrjedhojë, nuk duket të jetë shumëvjeçare.

randaj, Lawson do të duhet të fitojë besimin e skuadrës për të qëndruar sa më gjatë aty.

23-vjeçari nga Zelanda e Re do të ketë një mision të vështirë, teksa do të ketë shok skuadre një pilot 4 herë kampion bote. Ai do të ndihmojë skuadrën në rikthimin në majën e botërorit për konstruktorë.

Teilen: