• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjesti i madh i Moratas

19/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kapiteni i kombëtares spanjolle dhe sulmuesi i Milanit, Álvaro Morata, do të financojë përmes fondacionit të tij rindërtimin e fushës së futbollit të kompleksit sportiv “Jaume Ortí” në Aldaia, e cila u shkatërrua nga stuhia DANA, që goditi provincën më 29 tetor.

Projekti nuk përfshin vetëm instalimin e një tapeti të ri artificial, por edhe ndërtimin e zonës së dhomave të zhveshjes, tribunave dhe blerjen e gjithë materialit sportiv që u dëmtua nga përmbytjet.

Në total, kostoja e projektit pritet të jetë rreth 350.000 deri në 400.000 euro, të cilat do të mbulohen kryesisht nga Morata, me ndihmën e disa lojtarëve të tjerë të kombëtares, me të cilët ai ka kontaktuar.

Fondacioni i Álvaro Morata vendosi ta ndihmojë komunitetin e Aldaia-s pas studimit të situatës së krijuar nga stuhia, duke vizituar zonën dhe diskutuar me bashkinë, sipas informacionit të dhënë nga klubi UD Aldaia CF. Klubi u shpreh “përjetësisht mirënjohës” ndaj Álvaro Morata dhe fondacionit të tij.

Next Post

Guardiolës i largohet njëri prej asistentëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.