Sunday, 23. August 2026
Sport

Të gjithë pas tij, Gyokeres: E kam treguar sesa vlej edhe në Evropë

GS 20/12/2024 1 Min. Lesezeit

Viktor Gyokeres është sulmuesi i momentit, aq sa vlera e tij ka shkuar në 100 mln euro. Ka interes nga Barcelona, City, PSG dhe Liverpool.

Ylli suedez i Sportingut të Lisbonës së fundmi mori çmimin si futbollisti më i mirë i vitit në Suedi. Njerëzve po u kthehen kujtimet e legjendës Zlatan Ibrahimovic kur e shohin Viktorin në fushë. 26-vjeçari ka qenë më parë lojtar i Premier League.

Ai u provua te Brighton, duke u huazuar më pas te Coventry dhe Swansea.

“Kam bërë më të mirën kur isha në futbollin anglez. E kam treguar sesa vlej edhe në Evropë, në Champions League dhe me kombëtaren, kështu që nuk kam shkëlqyer vetëm këtu ku jam sot (Portugali)”, ka deklaruar sulmuesi.

Teilen: