Sunday, 23. August 2026
Sport

Kristian Asllani shënon një gol të pabesueshëm

GS 20/12/2024 1 Min. Lesezeit

Kristian Asllani ka shënuar një supergol mbrëmjen e sotme në “San Siro” përballë Udinezes. Mesfushori shqiptar ka shpërblyer më së miri besimin e trajnerit Inzaghi i cili e hodhi në fushë nga minuta e parë përballë Udinezes, në një ndeshje të vlefshme për kupën e Italisë.

Në minutën e dytë të shtesës në pjesën e parë Asllani mori përsipër një goditje këndi të cilën me një goditje perfekte e shndërroi në gol.

Një gol vërtetë i rrallë në futbollin e sotëm.

Teilen: