Sunday, 23. August 2026
Sport

Arnautovic-Asllani, Interi në çerekfinale të Kupës së Italisë

GS 19/12/2024 1 Min. Lesezeit

Interi mundi 2-0 Udinesen në fazën e 16-shes të Kupës së Italisë dhe kalon në turin tjetër, ku do të takohet me Lazion në vitin 2025. Të besuarit e Inzaghit vuajtën pak në fillim, por më pas thyen ngërçin në minutën e 30-të me Arnautovic, edhe falë një dhurate të bujshme nga mbrojtja friuliane.

Goli i dytë erdhi në shtesën e pjesës së parë, me gol të Asllanit direkt nga këndi. Në të dytën zikaltërit administruan avantazhin e dyfishtë, duke lënë praktikisht të papunë Martinezin, duke goditur shtyllën me Taremin dhe duke sjellë në shtëpi një sukses të merituar.

Teilen: