Sunday, 23. August 2026
Sport

VIDEO/ Momente frike, volejbollisti përplaset me arbitrin duke e rrëzuar në tokë

GS 20/12/2024 1 Min. Lesezeit

Ndeshja e Ligës së Kampionëve të volejbollit për meshkuj ndërmjet Perugias dhe Saint-Nazaire u arbitrua nga rumuni Paul Catalin Szabo-Alexi dhe gjermani Benedikt Geukes.

35

Gjatë sfidës francezi Henri Leon në tentativë për të rikuperuar një top u përplas me forcë në karrigen e lartë ku ishte ulur arbitri rumun.

Karrigia u rrëzua në fushë dhe arbitri u ngrit qetësisht. Ai qetësoi lojtarët dhe rifilloi lojën në momentin e ndalur. Në fund Perugia triumfoi.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: