• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Skënderbeu nuk ngre kokë, Gvozdenovic feston fitoren e Elbasanit

21/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Skënderbeu vazhdon të humbasë terren në  luftën për mbijetesë dhe kur është luajtur më shumë se gjysmë e ndeshjeve të kampionatit, ekipi korçar nuk merr, të paktën në shtëpi, pikët që i nevojiten për objektivin përfundimtar.

Në ndeshjen hapëse të javës së 19-të, skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka u mposht 0-2 dy nga Elbasani, që për ironi të fatit drejtohet nga ish-trajneri i bardhekuqve, Ivan Gvozdenovic.

Pas një pjesë të parë pa gola, ndryshimi i rezultatit ndodhi në minutën e 64-t, kur një goditje e fortë nga distanca e Qoses u grushtua nga portieri, por u kthye në asit për Lleshin, që nuk e pati të vështir për ta dërguar në rrjetë.

Goli që vulosi fitoren e verdhebluve erdhi në minutën e 90-të nga Ze Gomesh, që përfitoi nga pasiguria e portierit dhe e mbrojtjes për ta dërguar topin më kokë në rrjetë.

Me këtë fitore Elbasani ngjitet ne kuotën e 25 pikëve, pesë më pak se Egnatia e vendin të katërt. 

Next Post

“Galaktikët” kërkojnë freski në mbrojtje, Real Madrid në ndjekje të “yllit” anglez

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.