• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bie vlera e “titanëve”, Vinicius e Haaland më të shtrenjtët e futbollit

21/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Si në çdo gjë në jetë, çdo fillim e ka një fund.

Nuk i shpëtojnë këtij “ligji të pashkruar” as yjet e futbollit. Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo dominuan skenat e këtij sporti për më shumë se dy dekada, por tani duhet t’i hapin rrugën një gjenerate të re, që gjithsesi do ta ketë shumë të vështirë të arrijë sukseset e tyre.

Si “Pleshti” ashtu edhe “CR7”pranuan të bëjnë kompromis me këtë, duke u larguar nga futbolli i rëndësishëm, siç është ai evropian, me argjentinasin që zgjodhi Amerikën, ndërsa “luzitani”, Arabinë Saudite, por kurba në zbritje e karrierës së tyre konfirmohet edhe nga “Transfermarkt”.

Sipas specilistëve, Lionel Messi ka kapur pikën më të ultët sa i përket vlerës së tij në merkato që nga viti 2006. Tani që luan tek Inter Miami, kartoni i kampionit të botës vlerësohet 25 milion euro.

Akoma më “pikiatë” është zbritja e rivalit të tij të përjetshëm. Pavarësisht se kontrata me Al-Nassr është një nga më të pasurat në botë, kartoni i Cristiano Ronaldo në merkato vlerësohet vetëm 15 milion euro. Tashmë vendin e tyre në listën e futbollistëve më të vlerësuar e kanë marrë yjet e rinj.

Sipas “Transfermarkt” lista kryesohet nga Vincius Junior i Real Madrid dhe Erling Haaland i Manchester City, të cilët vlerësohen në 200 milionë euro, ndërsa pas tyre vijnë Jude Bellingham e Kylian Mbappe të vlerësuar në 180 milionë euro dhe për të plotësuar “top 5” mendon spanjolli Lamine Yamal i vlerësuar në 150 milionë euro. /i.m /abcnews.al

Next Post

Sot drejton Dinamon, Ilir Daja nderohet me çmim në Kosovë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.