Sunday, 23. August 2026
Sport

Usyk apo Fury, sonte përballja e madhe e boksit

GS 21/12/2024 1 Min. Lesezeit

Sonte do të zhvillohet rimeçi mes dy nga boksierëve më të mirë në vitet e fundit, Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk.

Kjo super përballje do të zhvillohet në Arabinë Saudite.

Meçin e parë e kishte fituar boksieri ukrainas, duke unifikuar të gjithë titujt e mundshëm, gjë të cilën synon ta mbrojë edhe sonte.

Ky meç pritet të zhvillohet rreth orës 23:00, fillimi i tij mund të shtyhet maksimalisht deri në orën 23:30.

Teilen: