Sunday, 23. August 2026
Sport

FBK dhuron dhurata për fëmijët

GS 21/12/2024 1 Min. Lesezeit

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka vazhduar traditën për të dhuruar dhurata për fëmijët.

Kësaj radhe FBK ka dhuruar dhurata për fëmijët e Çerdhes “Pëllumbat e Paqes” në Pejë.

Dhuratat janë ndarë në bashkëpunim me sponsorin e FBK-së, Automita, si dhe klubet e Pejës, KB Penza, KBF Penza dhe KBF Peja 03.

FBK falënderon po ashtu edhe lojtarët që ishin pjesë e këtij organizimi Jeta Zeka, Arti Hajdari, Sara Vraniqi dhe Rron Ukaj.

Federata e Basketbollit e Kosovës po ashtu falënderon edhe drejtueset e çerdhes për mikpritjen, si dhe ish-basketbollisten e shquar Valbona Bytyqi.

Teilen: