• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Reagim kuqezi në një mbrëmje

21/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Reagim kuqezi në një mbrëmje me encefalogramë të sheshtë.

Që Milani ishte në krizë, dihej tashmë.

Edhe në Verona, me ndihmën e mungesave dhe kontestimeve, kjo u provua sërish. Ide sulmuese zero, shumë konfuzion, me trajnerin Fonseca të detyruar të falënderonte dyshen Fofana-Reijnders, që realizoi një gol të stilit të Milanit të dikurshëm.

Portugezi, i cili humbi edhe Leaon në mbrëmjen e akullt të Veronës, megjithatë shpëtoi sërish. Si? Jo duke u ruajtur, por duke guxuar.

Diçka e parë tashmë në një sezon plot ulje-ngritje. Dyshja Abraham-Morata në derbi, zgjedhja e Musah në katërshen sulmuese kundër Real Madridit dhe dje, shpikja e Terraccianos në mesfushë.

Mbrëmë erdhi konfirmimi për Jimenez, i vendosur në të majtë dhe përsëri ndër më të mirët. Zgjedhje ndoshta të diktuara nga dëshpërimi, por të goditura, që e lejuan trajnerin portugez, më shumë se herët e tjera, të qëndronte në timonin e një skuadre, e cila ishte pranë rrëshqitjes përfundimtare.

Dëmtimet janë pengesa e radhës që Fonseca synon të shmangë, i vetëdijshëm se një fitore kundër Romës dhe një triumf në Arabinë Saudite në Superkupën Italiane mund t’i mundësojnë Milanit të rimarrë veten dhe të ndryshojë humorin përreth vetes, sidomos te tifozët.

Një ambient i dëshpëruar, që shpreson edhe te merkatoja për kthesën. Shpresa të ndara me “të pavdekshmin” Paulo Fonseca.

Next Post

Nuk ka fund drama për Mançester Sitin, vjen humbja e radhës për skuadrën e Guardiolës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.