Sunday, 23. August 2026
Sport

Atletico Madridi shtang Barcelonën

GS 21/12/2024 1 Min. Lesezeit

Barcelona ka pësuar humbje si vendas me rezultat 1:2 nga Atletico Madridi, në takimin e javës së 18-të të kampionatin spanjoll.

Pedri në minutën e 30-të e kaloi në epërsi skuadrën vendase.

Futbollisti de Paul në minutën e 60-të shënoi gol të bukur nga rreth 17 metra e në këndin e poshtëm të djathtë të vendasve, 1:1

Në minutën e 90+6, Sorloth realizoi për fitoren e madhe të skuadrës nga Madridi.

Tre pikë të mëdha për djelmoshat e trajnerit të Atleticos, Diego Simeone.

Atletico kryeson me 41 pikë e Barcelona bie në vend të dytë me 38 sosh.

Barcelona ka një ndeshje më shumë se Atletico Madridi.

Teilen: