Sunday, 23. August 2026
Sport

Flick me fjalë të mëdha për Pedrin

GS 22/12/2024 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick nuk kurseu fjalët e mira për yllin e tij, Pedrin.

Ndonëse humbën në derbi ndaj Atletico Madridit, Pedri kishte shënuar gol dhe Flick lavdëroi spanjollin për paraqitjen e tij.

“Më lejoni të them pak fjalë për Pedrin. Ai është një super profesionist. Ai stërvit shumë, kujdeset shumë”. “Mënyra se si ai luajti ishte e pabesueshme. Kështu më pëlqen ta shoh dhe si i drejton ai të tjerët”, u shpreh Flick.

Kujtojmë se Barcelona, mbrëmë humbi ndeshjen në “Montjuic” ndaj Atletico Madridit me rezultatin 1-2, dhe ranë në pozitën e dytë me 38 pikë./IndeksOnline

Teilen: