Dy gola nga Paulo Dybala ndihmuan Romën të triumfonte me rezultatin e thellë 5-0 kundër Parmës në “Stadio Olimpico”.
Në përballjen e parë që nga marsi 2021, kur Parma fitoi 2-0, Roma goditi dy herë brenda 15 minutave të para. Fillimisht, Dybala realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, pasi kishte provokuar një faull të panevojshëm nga Botond Balogh, ndërsa Alexis Saelemaekers dyfishoi avantazhin e verdhekuqëve pesë minuta më vonë me një goditje spektakolare volej.
Megjithëse në disavantazh, Parma reagoi dhe pothuajse ngushtoi diferencën në minutën e 19-të. Gjithsesi, kombinimi i majës së gishtave të Mile Svilar dhe traversës ndaluan gjuajtjen e fuqishme nga distanca të Hernan-it, që mund t’u kishte dhënë diçka për të festuar tifozëve të udhëtues.
Stephan El Shaaraëy pati mundësinë ta mbyllte ndeshjen përfundimisht në fund të pjesës së parë, por gjuajtja e tij përfundoi në duart e Zion Suzuki-t, që bëri një pritje të lehtë.
Gjithsesi, Roma nuk priti shumë pas rifillimit për të shtuar një tjetër gol, edhe pse në mënyrë fatlume. Gjuajtja e parë e Saelemaekers u devijua te shpatulla e Artem Dovbyk dhe ra në këmbët e Dybala-s, i cili kishte një detyrë të thjeshtë për ta dërguar topin në rrjetë nga një distancë shumë e afërt.
Leandro Paredes shënoi penalltinë e dytë të ndeshjes pasi Valentin Mihăilă i kishte shtyrë në shpinë Saelemaekers.
Dovbyk vulosi një paraqitje të shkëlqyer të ekipit nëntë minuta më vonë duke realizuar nga afër për të siguruar vetëm fitoren e dytë të Romës në 10 ndeshjet e fundit të kampionatit (7 humbje), duke ngjitur verdhekuqtë në vendin e 11-të në renditje.