Real Madridi triumfoi ndaj Sevilla-s me rezultatin 4-2 në ‘Santiago Bernabéu’, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të La Ligës, duke lënë pas në renditje Barcelonën, e cila u mposht një ditë më parë nga Atletico (1-2).
Skuadra e Carlo Ancelottit tashmë renditet e dyta, me vetëm një pikë më pak se “Los Colchoneros”.
Kylian Mbappé hapi serinë e golave për madrilenët në minutën e 10-të pas kombinimit me Rodrygon.
Federico Valverde dyfishoi avantazhin me një goditje të saktë në të 20-tën, për të ardhur më pas te goli i brazilianit Ridyrgo, i shërbyer nga Lucas.
Isaac Romero ngushtoi diferencën me një gol me kokë, duke e bërë rezultatin 3-1 në minutën e 35-të, por me startin e fraksionit të dytë e tundi rrjetën Brahim Díaz, pas një asisti nga Mbappé.