Pas katër barazimeve radhazi, Juventusi rikthehet te fitorja në kampionat. Në javën e 17-të të Serisë A, skuadra e Thiago Motta-s mposhti Monzan me rezultatin 2-1, duke u rikthyer në garën për pozitat e larta me 31 pikë në renditje.
Në “U-Poëer Stadium”, McKennie (14′) zhbllokoi ndeshjen pas një zhvillimi nga këndi, por Birindelli (22′) barazoi shifrat me një goditje të bukur me të majtën.
Më pas, Nico Gonzalez (39′) riktheu avantazhin për bardhezinjtë me një goditje të saktë brenda zonës. Këta gola ishin vendimtare për fatin e ndeshjes.
Në pjesën e dytë, si Monza ashtu edhe Juventusi vazhduan të shtyjnë përpara dhe të krijojnë raste, por portierët Di Gregorio dhe Turati u treguan të vëmendshëm dhe rezultati mbeti i pandryshuar.