• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kapiteni i Dritës shpallet “Ylli i Javës”

23/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mesfushori i Dritës, Rron Broja është zgjedhur lojtari më i mirë për javën e 18-të të Superligës së Kosovës në futboll, me të cilën u mbyll edhe stinori vjeshtor.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka njoftuar të hënën se Broja e ka fituar çmimin “Ylli i Javës”, i cili ndahet për futbollistin më të mirë pas përfundimit të secilës xhiro në Superligë.

Broja që është edhe kapiten i Dritës ishte edhe më i merituari për fitoren e ekipit të tij në ndeshjen kundër Feronikelit ’74, të luajtur në Gjilan.

Drita fitoi 2:1 me përmbysje të rezultatit, ndërsa Broja shënoi golin e barazimit dhe asistoi në golin e fitores të realizuar nga Arb Manaj.

Me këtë fitore, Drita mbetet në krye të tabelës me 40 pikë dhe shpallet kampione e stinorit vjeshtor, ndërsa Komisioni i Veteranëve ka vlerësuar lart paraqitjen e Brojës kundër Feronikelit ’74.

Pasi mori çmimin e më të mirit për xhiron e 18-të, Broja u shpreh tejet i lumtur që u vlerësua më i miri dhe shtoi se synimi i Dritës është që ta mbyll sezonin në pozitën e parë.

Broja, gjithashtu falënderoi edhe bashkëlojtarët e tij dhe stafin e Dritës, duke thënë se pa ndihmën e tyre nuk do të ishte e mundur të shpallej më i miri.

Për Brojën, kjo është hera e parë në sezonin 2024/25 që vlerësohet si më i miri dhe fiton çmimin “Ylli i Javës”.

Next Post

Maltina Jashari, femra e parë që do të përfaqësojë Kosovën në garën kombëtare të formulës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.