Sunday, 23. August 2026
Sport

Arb Manaj, lojtar i muajit te Drita

GS 23/12/2024 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi Arb Manaj është zgjedhur lojtar i muajit dhjetor te Drita, ka njoftuar të hënën skuadra e Superligës së Kosovës.

Manaj ka marrë shumicën e votave të tifozëve të Dritës për t’u shndërruar në lojtarin e preferuar të ekipit  për këtë muaj.

Sulmuesi 28-vjeçar në ndeshjet e fundit është treguar vendimtar te skuadra e Dritës që pjesën vjeshtore të Superligës së Kosovës, e ka mbyllur në pozitën e parë në tabelë.

Manaj para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Dritës dhe deri më tani ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 5 asistime në 18 paraqitje në kampionatin e Kosovës.

Për Manajn kjo është hera e dytë që zgjedhet lojtari i muajit te Drita, çmim që e fitoi edhe për muajin e shkuar me votat e tifozëve.

Teilen: