• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Amin Hot shpallet “MVP i Javës”

23/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fundori i skuadrës së Pejës, Amin Hot është shpallur basketbollisti më i mirë për xhiron e 13-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Federata e Basketbollit të Kosovës, ka njoftuar të hënën se Hot e ka fituar çmimin “MVP i Javës” që ndahet për lojtarin më të mirë pas secilës xhiro.

Hot ishte më meritori për fitoren e Pejës ndaj Trepçës, duke e përfunduar ndeshjen me 13 pikë, 7 kërcime e 9 asistime.

Po ashtu, Hot është përfshirë edhe në “Top 5” të javës, të cilin e përbëjnë edhe Jay McKinnis e Mack Smith të Bashkimit, Jetmir Zeqiri i Borës dhe Trey Anderson i Vëllaznimit.

Dyshja McKinnis e Smith ndihmuan Bashkimin ta mposht Sigal Prishtinën, duke kontribuar me 17 pikë e 9 kërcime, përkatësisht 18 pikë, 5 kërcime e 7 asistime.

Jetmir Zeqiri pati 13 pikë, 9 kërcime e 5 asistime në triumfin e Borës ndaj Proton Cable Prizrenit, ndërsa Anderson me 13 pikë e 7 kërcime ndihmoi Vëllaznimin ta mposht Golden Eagle Yllin në Suharekë.

Next Post

Lajm i mrekullueshëm për Michael Schumacher, legjenda e Formula 1 do të bëhet…

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.