• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gara për Këpucën e Artë, Salah parakalon Harry Kane, vazhdon të kryesojë ‘ylli’ i Barçës

23/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sfida mes “bomberëve” të mëdhenj po hyn në fazën vendimtare. Në gjysmën e parë të sezonit 2024/25, në krye të renditjes për Këpucën e Artë ndodhet Robert Lewandowski, i cili udhëheq pavarësisht gabimeve të shumta të Barcelonës në ndeshjet e fundit të kampionatit.

Pas polakut është Mohamed Salah, protagonist në ecurinë e shkëlqyer të Liverpool-it nën drejtimin e Arne Slot-it në Premier League: egjiptiani ka kaluar Harry Kane-in, i cili është i dëmtuar dhe ka mbetur në kuotën e 28 golave për disa javë. Në vend të katërt gjendet Victor Gyokeres, përpara Omar Marmoush-it dhe Erling Haaland-it. Për suedezin, autor i 18 golave deri tani, koeficienti është më i ulët në krahasim me atë që ofrohet në pesë kampionatet më të mëdha europiane.

Mateo Retegui, golashënuesi më i mirë në Serinë A me 12 gola, ndodhet menjëherë pas tyre, duke lënë pas lojtarë si Kylian Mbappé, Cole Palmer, Jonathan David dhe Raphinha. Kjo është renditja duke marrë parasysh vetëm lojtarët kryesorë që përfitojnë nga një koeficient më i lartë se 1.

Renditja aktuale e Këpucës së Artë

Robert Lewandowski (Barcelona) – 32 pikë

Mohamed Salah (Liverpool) – 30 pikë

Harry Kane (Bayern Munich) – 28 pikë

Victor Gyokeres (Sporting) – 27 pikë (koeficient 1.5)

Erling Haaland (Manchester City) – 26 pikë

Omar Marmoush (Eintracht Frankfurt) – 26 pikë

Mateo Retegui (Atalanta) – 24 pikë

Raphinha (Barcelona) – 22 pikë

Marcus Thuram (Inter) – 22 pikë

Jonathan David (Lille) – 22 pikë

Cole Palmer (Chelsea) – 22 pikë

Jonathan Burkardt (Mainz) – 20 pikë

Alexander Isak (Newcastle) – 20 pikë

Bradley Barcola (Paris Saint-Germain) – 20 pikë

Ante Budimir (Osasuna) – 20 pikë

Bryan Mbeumo (Brentford) – 20 pikë

Chris Wood (Nottingham Forest) – 20 pikë

Mason Greenwood (Marseille) – 20 pikë

Kylian Mbappé (Real Madrid) – 20 pikë

Patrik Schick (Bayer Leverkusen) – 18 pikë

Moise Kean (Fiorentina) – 18 pikë

Joane Wissa (Brentford) – 18 pikë

Matheus Cunha (Wolverhampton) – 18 pikë

Nicolas Jackson (Chelsea) – 18 pikë

Tim Kliendienst (Borussia M’Gladbach) – 18 pikë

Ademola Lookman (Atalanta) – 18 pikë

Jamal Musiala (Bayern Munich) – 18 pikë

Kasper Dolberg (Anderlecht) – 18 pikë (koeficient 1.5)

Next Post

Prezantohet Juric: Më pëlqen presioni i lartë, mund të bëjmë diçka të jashtëzakonshme

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.