Futbolli shqiptar humb një nga figurat e tij më të shquara me kontribut të madh si futbollist në vitet ’50-’60 dhe më pas edhe si trajner e drejtues i Dinamos. Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare Stavri Lubonja, një personalitet tepër i respektuar në komunitetin e futbollit.
Për këtë humbje të madhe ka reguar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
“Një lajm i trishtë për komunitetin e futbollit na erdhi në këtë fund viti. Është ndarë nga jeta Stavri Lubonja, ish-sulmues i shquar i viteve 50’-‘60 i Dinamos dhe ekipit Kombëtar. Golashënues i spikatur dhe lojtar elegant, që pasi e mbylli me futbollin e luajtur vijoi karrierën si trajner dhe drejtues i klubit Dinamo.
Personalitet i vlerësuar nga i gjithë komuniteti i futbollit për natyrën e çiltër dhe respektin që kishte për njerëzit e futbollit dhe kolegët. I shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes Lubonja dhe të afërmve e miqve të tij. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!”