• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mike Tyson: Isha pranë vdekjes, villja katran

28/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj takimi mes Mike Tyson dhe Jake Paul, i fituar nga ky i fundit me pikë, vazhdon të jetë temë diskutimi. Ndërkohë që McGregor po përgatitet të përballet me vëllnë e Jake, Logan Paul, shumë vëmendje kanë tërhequr fjalët e fundit të “Iron Mike”, 58 vjeç, për shëndetin e tij pas ndeshjes me youtuber-in.

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda pranoi se ka rënë në depresion pas këtij takimi të shumëpritur me Jake Paul:

“Ai duel ishte një kulm i madh: stërviteshim duke arritur një nivel të lartë, ishim të emocionuar. Pastaj, ndeshja përfundoi, ‘boom’. Dhe tani jam disi i depresuar. U kthyem në jetën tonë normale, në përditshmëri, pas 9 muajsh stërvitje.”

Duke iu kthyer ndeshjes, Mike Tyson tha se nuk ka pengje dhe madje është mirënjohës që u kthye në ring pas rrezikut për jetën:

“Kam qenë afër vdekjes në qershor. Kam marrë 8 transfuzione gjaku, sepse kisha humbur pothuajse gjysmën e tij. Fëmijët e mi më panë të mbyllja 8 raunde në këmbë, kjo është një krenari. Në qershor isha në tualet duke vjellë gjak. E pyeta doktorin: ‘A do të vdes?’ Ai më tha: ‘Kemi disa mundësi’. Mundësi? Nuk mund ta besoja, isha afër vdekjes. Kam humbur 25 kilogramë në 11 ditë. Nuk mund të haja. Vetëm lëngje. Çdo herë që shkoja në banjë, vinte erë si katran. Nuk kishte më as erë jashtëqitjeje. Ishte gjithçka e neveritshme. Pastaj fillova nga zeroja, nuk u dorëzova dhe u riktheva në formë për të luftuar.”

 

Next Post

Euroliga në RTSH: Crvena Zvezda fiton sfidën me Barcelonën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.