Friday, 21. August 2026
Sport

KF Tirana U18 në krye

GS 28/12/2024 1 Min. Lesezeit

KF Tirana kryeson kampionatin “Abissnet Superiore” U-18 për sezonin 2024/2025, duke përfunduar vitin 2024 në vendin e parë me 37 pikë pas 15 ndeshjesh të luajtura.

Bardheblutë kanë treguar një formë të mirë dhe janë favoritë kryesorë për titullin kampion.

Në vendin e dytë renditet Apolonia, me 33 pikë, vetëm katër pikë larg Tiranës.

Teuta mban vendin e tretë me 28 pikë, ndërsa Dinamo City dhe Partizani plotësojnë pesë ekipet më të mira në tabelë.

Sipas rregullores së FSHF, faza e rregullt e kampionatit përfundon pas javës së 18-të. Më pas, kampionati do të kalojë në fazën “play-off” dhe “play-out”, ku skuadrat do të luftojnë për titullin kampion dhe për mbijetesë.

Teilen: