• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Peja triumfon në Prizren

28/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Peja ka shënuar fitore në Prizren ndaj Bashkimit me shifrat 63:73 (15:21, 10:21, 25:10, 13:21), në javën e 14-t të ProCredit Superligës apo të fundit për stinorin vjeshtor.

Çereku i parë ishte kryesisht i baraspeshuar, me mysafirët që në fund të kësaj pjese ishin më të mirë, për të fituar 15:21. Pejanët vazhduan me lojë të mirë dhe në periudhën e dytë, u shkëputën edhe më shumë, duke pasur epërsi deri në 17 pikë, 23:40, derisa shkuan në pushim me shifrat 25:42.

Por, vendasit nuk u dorëzuan dhe bën rikthimin e madh në periodën e tretë, për të shkrirë epërsinë dhe për të barazuar rezultatin në 50:50, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 50:52. Megjithatë, në dhjetë minutat e fundit, Peja ishte më e mirë për të arritur fitoren në fund me dhjetë pikë dallim, 63:73.

Te Bashkimi më i miri ishte Mack Smith me 26 pikë e pesë kërcime, kurse te Peja u dalluan Arti Hajdari me 19 pikë, Tristan Ikpe me 17 pikë e tetë kërcime dhe Danys Lukashov me 11 pikë e shtatë kërcime.

Bashkimi ka nëntë fitore e pesë humbje, ndërsa Peja tetë fitore e gjashtë humbje.

Next Post

Lajm i mirë për Realin, rikthehet Alaba

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.