• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Futbollisti portugez përfundon në pranga të policisë

29/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Futbollisti portugez Ruben Semedo, është arrestuar në orët e para të mëngjesit të së dielës për dhunë në familje. 

Siç ka raportuar mediumi portugez Record, 30-vjeçari i cili luan në Katar tek Al-Khor, e ka sulmuar partneren e tij po ashtu 30-vjeçare, duke e mbajtur atë të ngujuar në shtëpinë e tyre.

Viktima kishte arritur të ikte dhe bëri një ankesë në polici, duke raportuar se ajo është sulmuar nga Semedo mbrëmjen e së shtunës. 

Ajo arriti në stacionin policor me të nxira të dukshme në fytyrë dhe trup dhe ishte shtruar në spital për shkak të lëndimeve të marra. 

Hetuesit policorë nga Vila Franca de Xira kanë marrë dëshmi nga zona e krimit, gjë që çoi deri tek arrestimi i Semedos të dielën. 

Ai po mbahet momentalisht në një stacion policor në Moscavide dhe pritet që të paraqitet para gjykatës të hënën. 

Karriera futbollistike e Semedos gjithmonë ka shkaktuar diskutime të mëdha, pasi ai ishte arrestuar edhe më herët në vitin 2021 pasi dyshohej se e kishte mbajtur peng dikë pa dëshirën e tyre, duke iu shkaktuar lëndime.

Next Post

​Liverpool nuk ndalet me fitore për kreun e tabelës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.