• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Juventusi i vihet pas yllit të Milanit

29/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Juventusi po përgatitet për të bërë një ofertë për yllin e Milanit, Fikayo Tomori gjatë afatit kalimtar të janarit. 

‘Zonja e Vjetër’ po synon që të rikthehet fuqishëm në garën për titull dhe këtë duan ta bëjnë duke përforcuar fazën e mbrojtjes në janar. 

Trajneri i tyre Thiago Motta është i etur që ta sjellë në ekipin e tij Fikayo Tomorin nga Milani. 

Fabrizio Romano ka konfirmuar se ‘Rossonerët’ do të konsideronin ndonjë propozim të rëndësishëm për qendërmbrojtësin anglez në janar, por nuk do të jetë e lehtë për Juventusin ta transferojnë një lojtar nga ekipi rival në mes të sezonit. 

‘Bianconerët’ sot (e diel) luajtën baras me rezultat 2-2 në shtëpi ndaj Fiorentinës që ishte ndeshja e fundit e vitit 2024 për ta. 

Tomori në anën tjetër ka bërë vetëm nëntë paraqitje në Serie A këtë sezon dhe nuk është befasi që po lidhet me një largim të mundshëm nga Milan. 

Që prej muajit tetor, ai ka arritur që të luajë vetëm 11 minuta në kampionat, teksa paraqitja e tij e fundit ishte ndaj Hellas Veronas me 20 dhjetor. 

Nuk është bërë ende e ditur se sa do të duhej që Juventusi të paguante për të siguruar shërbimet e Tomorit, por raportimet nga Italia kanë sugjeruar se një shumë prej 20 milionë eurosh do të ishte e mjaftueshme për ta larguar atë nga ‘San Siro’.

Next Post

Proton Cable Prizren fiton derbin ndaj fqinjve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.