Friday, 21. August 2026
Sport

KB Bashkimi ndanë rrugët me trajnerin Raduloviq

GS 30/12/2024 1 Min. Lesezeit

Darko Raduloviq më nuk është trajner i Bashkimit, ekip që bën gara në Superligën e Kosovës në basketboll.

Klubi nga Prizreni, të hënën ka bërë të ditur se me marrëveshje të dyanshme ka ndarë rrugët me trajnerin nga Maqedonia e Veriut.

Bashkimi e ka falënderuar Raduloviqin për kontributin, profesionalizimin dhe përshkushtimin e tij gjatë kësaj periudhe, ndërsa ka bërë të ditur se ditëve në vijim do të bëhet i ditur emri i trajnerit të ri.

Raduloviq mori drejtimin e Bashkimit para fillimit të këtij sezoni, ndërsa largimi i tij erdhi dy ditë pas humbjes nga Peja në Prizren.

Nën drejtimin e Raduloviqit, Bashkimi ka regjistruar 9 fitore karshi tri humbjeve dhe pas 14-të xhirove të luajtura në elitën e basketbollit kosovar, renditet në pozitën e dytë në tabelë me 23 pikë, dy më pak se Trepça që është lidere.

 

Teilen: