• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shkarkimi i Fonseca-s, dëm i vogël financiar, ja klauzola e kontratës

30/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Paulo Fonseca largohet nga Milani pas vetëm një gjysmë sezoni. Pavarësisht se kishte nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin kuqezi, trajneri nuk do të marrë pagë deri në vitin 2027. Ai do të paguhet vetëm për një vit kontratë. Kjo parashikohet nga një klauzolë në marrëveshjen mes klubit dhe trajnerit, siç raporton ‘Corriere della Sera’, e cila përcakton që shkarkimi brenda gjashtë muajve të parë do të sillte pagesën vetëm të një të tretës së totalit të parashikuar.

Shkarkimi i tij u komunikua mbrëmë vonë pas barazimit ndaj Romës dhe u ratifikua këtë mëngjes. Ja njoftimi i klubit:

“AC Milan njofton zyrtarisht se ka liruar Paulo Fonseca-n nga detyra si trajner i skuadrës së parë të meshkujve. Klubi e falënderon Paulon për profesionalizmin e tij të madh dhe i uron më të mirat për të ardhmen.”

Statistikat e Fonseca te Milani

Fonseca u emërua trajner i Milanit më 13 qershor 2024, me një kontratë trevjeçare që nisi më 1 korrik. Gjatë drejtimit të tij, Milani shfaqi performanca të luhatshme. Në kampionat, skuadra grumbulloi 27 pikë në 17 ndeshje, duke u renditur në vendin e tetë, 14 pikë larg kreut dhe tetë pikë nga zona e Ligës së Kampionëve.

Pavarësisht disa fitoreve prestigjioze, si ajo në derbin ndaj Interit më 22 shtator, që ndërpreu një seri prej gjashtë humbjesh radhazi kundër rivalëve të qytetit, skuadra pati vështirësi për të ruajtur vazhdimësinë e rezultateve. Në Ligën e Kampionëve pati një fillim të vështirë, por më pas u rikuperua (12 pikë në 6 ndeshje, me 4 fitore dhe 2 humbje, duke përfunduar në vendin e 12-të në grupin unik).

Next Post

Ancelotti: Po rrezikohet shëndeti i futbollistëve, Champions i ri, me shumë befasi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.