Friday, 21. August 2026
Sport

“Giro d’Italia”, Tirana bëhet gati për specialistët e kronometrit

GS 30/12/2024 1 Min. Lesezeit

Shqipëria do të jetë epiqendra e Europës për tri ditë pasi do të jetë pritësja e startit të Xhiros së Italisë. Siç dihet në vendin tonë do të mbahen tri etapat e para të këtij turi.

E përditshmja më e madhe sportive në Itali, “la Gazzetta dello Sport”, i ka kushtuar një artikull etapës së dytë, e cila do të jetë e gjatë 13.7 kilometra ku kronometrsitët më të mirë do të japin spektakël në rrugët e kryeqytetit.

Në artikull analizohet rrugëtimi, ndërsa çiklistët paralajmërohen për segmentin që mbaron në Sauk, ku pendenca e 1500 metrave do të ndihet në këmbët e garuesve.

Teilen: