Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja ka premtuar se do të jap gjithçka nga vetja për ta ndihmuar skuadrën e Evertonit të arrij synimet që i ka këtë sezon në Premier League.
Evertoni, aktualisht është në pjesën e poshtme të tabelës, me vetëm tri pikë larg zonës që dërgon në një kategori më poshtë sezonin e ardhshëm.
Broja, në ndeshjen e fundit që Evertoni e humbi në shtëpi nga Nottingham Foresti 2:0 ishte titullar dhe luajti për 75 minuta.
Kjo ishte hera e parë që 23-vjeçari ishte startues tek Evertoni prejse iu bashkua si huazim nga Chelsea para fillimit të sezonit.
Broja javë më parë është rikuperuar nga lëndimi dhe deri më tani, ka regjistruar 4 paraqitje në kampionatin e Anglisë apo 126 minuta lojë.