• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zyrtare: Conceiçao, trajner i ri i Milanit

30/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sergio Conceiçao është trajner i ri i Milanit.

Portugezi do ta zëvendësojë bashkëkombësin e tij, Paulo Fonseca, i cili u shkarkua pas barazimit të mbrëmshëm ndaj Romës dhe pas një sezoni të zbehtë deri tash.

Klubi Kuqezi e ka zyrtarizuar trajnerin e ri, i cili ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2026, përcjell “Gazeta Express”.

“Rossoneri” i kanë uruar mirëseardhje trajnerit të ri dhe stafit të tij duke shpresuar në një eksperiencë të pasur me suksese dhe me gëzime.

Conceiçao sonte do ta takojë ekipin në Milanello, ndërsa do të takohet edhe me drejtuesit e klubit.

Nesër do ta zhvillojë stërvitjen e parë me ekipin para nisjes drejt Arabisë Saudite për ndeshjet e Superkupës së Italisë.

Kuqezinjtë nuk e kanë nisur aspak mirë sezonin e ri dhe ish-futbollisti i Parmës, Lazios e Interit do të ketë punë goxha shumë për ta këndellur ekipin.

Next Post

Milani zyrtarizon Konseisaon, debutimi me Juven e Fransiskos

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.