• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kaosi te Milani, vjen në stol Conceicao! Shkarkohet Paolo Fonseca, kuqezinjtë emerojnë në stol një tjetër portugez

30/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Zgjati vetëm pak muaj aventura e Paulo Fonsecës në krye të stolit të Milanit.  Barazimi ndaj Romës në shtëpi i vuri vulën një situatë kaotike brenda klubit kuqezi, skuadër e cila nën drejtimin e trajnerit portugez nuk bindi kurrë dhe nuk arriti dot të krijojë vazhdimësi në rezultate.

E tillë ishte edhe sfida me Romën, ndonëse mediat italiane raportojnë se shkarkimi i Paulo Fonsecës ishte gatuar më heret, disa ditë më parë.

Gjithmonë referuar mediave të këtij vendi, pak orë para ndeshjes me Romën, mes drejtuesve të klubit dhe Fonsecës ka pasur momente të forta tensioni të cilat natyrisht nxjerrin në pah të gjithë problematikën tek-klubi kuqezi, një kaos total që lidhej jo vetëm me marrëdhëniet mes trajnerit dhe yjeve të ekipit, mbi të gjitha Teo Hernandez së fundmi, por edhe klimën e tensionuar mes tifozëve dhe presidencës, pasi ultrasit dhe jo vetëm vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e bosit të klubit Kardinale.

Fonseca pranoi teksa largohej me makinën e tij nga San Siro pas barazimit me Romën se kishte ndarë rrugët me Milanin, duke thënë se ishte i vetëdijshëm se kishte bërë gjithçka mundej në këtë aventurë te kuqezinjtë.

Këtë të hënë në mëngjes ishte klubi i madh italian që përmes një komunikate njoftoi ndarjen e rrugeve me trajnerin.

Por nga nja portugez që ikën, tek një tjetër që vjen. Kuqezinjtë nuk kanë humbur kohë duke afruar në krye të stolit, Sérgio Conceiçao, luzitanin i cili ka firmosur një kontartë deri në fund të sezonit për 1 milionë euro, me opsion rinovimin e mëtejshëm.

Sérgio Conceiçao, 50 vjec, ish lojtar i Parmës, Lacios dhe Interit në Serie A, spikati në 7 vitet e fundit si traner i Portos ku fitoi gjithsej 11 trofe.

Njihet për futbollin ofensiv,  dhe pritet të debutojne në stol në gjysëmfinalen e superkupës së Italisë në 3 janar kundër Juventusit, aty ku do të ketë kundërshtar djalin e tij Francisco Conceiçao./vizionplus.tv

Next Post

‘Vesi del me shpirtin’, arrestohet për dhunë në familje futbollisti portugez

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.