Friday, 21. August 2026
Sport

Gattuso përzë Dajakun nga Hajduku, kërkohet nga Schalke

GS 31/12/2024 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi Leon Dajaku nuk ka të ardhme të Hajduku i Splitit dhe pritet që karrierën ta vazhdoj në Gjermani, saktësisht në Bundeligën 2.

Dajaku është përzënë nga trajneri i Hajdukut, Gennaro Gattuso për shkak të thyerjes së disiplinës dhe klubi kroat pritet së shpejti t’ia shkëput kontratën që i skadon në vitin 2027.

Megjithatë, sulmuesi 23-vjeçar duket se ka të ardhme në kategorinë e dytë të Gjermanisë pasi skuadra e Schalkes po synon transferimin e tij në janar.

Dajaku në verën e vitit 2023 iu bashkua Hajdukut, ndërsa këtë edicion ka regjistruar 12 paraqitje dhe ka vetëm një asistim.

 

 

Teilen: