Thursday, 15. October 2026
Sport

Tiranë, plagoset me armë zjarri një 54-vjeçar në rrugën “Josif Pashko”

GS 14/10/2026 1 Min. Lesezeit

Një 54-vjeçar dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë, mëngjesin e sotëm, në rrugën “Josif Pashko”, në Tiranë.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 06:50, shtetasi me inicialet G. A., rreth 54 vjeç, është paraqitur për ndihmë mjekësore në një spital shtetëror. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe dokumentimin ligjor të rastit.

/rtsh.al/

Teilen: