Friday, 21. August 2026
Sport

Plejmuthi shkarkon Uejn Runin

GS 31/12/2024 1 Min. Lesezeit

Viti që po mbyllet ka qenë katastrofik për Uejn Runin. Ish-sulmuesi i Juanjtid është shkarkuar për herë të dytë nga detyra e trajnerit. Në janarin e këtij viti ai u shkarkua nga Birmingemi ndërsa sot Playmuth lajmëroi ndërprerjen konsensuale të kontratës me 39-vjeçarin.

Në aventurën e dytë Runi ka lënë pas numra me të vërtetë të frikshëm pasi ka mundur të fitojë me Plejmuthin vetëm 4 takime prej 23 ndeshjeve zyrtare ndërsa ekipi i tij ka pësuar më shumë gola se të gjithë të tjerët në Championship.

Në njoftimin e klubit mësohet se bashku me Runin janë larguar edhe dy ndihmësit e tij, Majk Filan dhe Sajmon Irland.

Teilen: