Serxho Konseisao mbajti sot konferencën e parë për shtyp ku edhe tregoi vizionin e tij për lojën si dhe theksoi se do të ndryshonte diçka në aspektin taktit të Milanit.
“Unë do të vazhdoj me idetë e mia. Moduli taktik është në plan të dytë pas princimeve të mia dhe dinamikave të ndryshme. Në radhë të parë duhet që të punojmë fort për të arritur maksimumin. Për mua futbolli është i thjeshtë pasi në njërën portë duhet të mbrosh dhe në tjetrën të shënosh. Për mua futbolli dominues do të thotë vetëm fitorja. Mbajtja e topit dhe tiki-taka s’më interesojnë, dua vetëm të shënojmë golin”, tregon trajneri i ri i Milanit.
Teilen: