Thursday, 20. August 2026
Sport

NBA/ Dominojnë Cleveland dhe Oklahoma, humbasin kampionët e Boston

GS 06/01/2025 1 Min. Lesezeit

Kampionët e Boston u mundën 105-92 në fushën e Oklahoma, ekipi që kryeson renditjen në Konferencën e Perëndimit.

Fitore e merituar e skuadrës vendase, ku sërish protagonist ishte Alexander Shai me 33 pikë e 11 rebound.

Në Lindje vijon të dominojë ekipi i Cleveland, që mundi 115-105 Charlotte dhe shkëputet ndjeshëm nga ndjekësit.

Garland me 25 pikë ishte më i miri në fushë për Cavaliers.

Zhgënjen skuadra e Lakers, që u mund 119-115 nga Houston. Edhe pse Davis realizoi 30 pikë, nuk mjaftuan për të fituar. Për teksanët u dallua Jalen Green me 33 pikë, mbështetur edhe nga Thompson me 23 pikë.

Disfatë e rëndë në shtëpi për Golden State, që u mund 129-99 nga Sacramento.

Nga lojtarët e stolit erdhën 48 pikë për miqtë, ndërkohë që Malik Monk me 26 pikë ishte më i miri, duke i bërë të pavlefshme 26 pikë e Curry për vendasit.

Rezultatet

Oklahoma – Boston                105-92

Cleveland – Charlotte             115-105

Washington – New Orleans    98-110

Orlando – Utah Jazz               92-105

Houston – Lakers                    119-115

Golden State – Sacramento    99-129

Teilen: